Barcelona ka kaluar në raundin tjetër të Kupës së Mbretit.
Katalunasit kanë triumfuar me përmbysje ndaj skuadrës së Linares, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra vendase kaloi e parë në avantazh me golin e Hugo Diaz, në minutën e 19-të, me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, skuadra e Xavit arriti të shënoi dy gola dhe ta fitojë komplet ndeshjen, 1 me 2.
Dembele barazoi shifrat në 1 me 1, kurse Jutgla shënoi golin e fitores.
/GazetaBlic Sport/


