Trajneri i ri i Leicesterit, Ruud van Nistelrooy, ka treguar se si është ndjerë pas largimit nga Manchester United.
“Isha shumë i zhgënjyer, më dhimbte që duhej të largohesha”, zbuloi sulmuesi legjendar 48-vjeçar.
Pas shkarkimit të Erik Ten Haag, Van Nistelrooy drejtoi ekipin në katër ndeshje, duke shënuar tre fitore dhe një barazim. Klubi u mor më pas nga Ruben Amorim, i cili solli ndihmësit e tij nga Sporting Lisbonës në Old Trafford.
“E vetmja punë asistenti që do të kisha ndonjëherë do të ishte te Manchester United për shkak të marrëdhënies sime me njerëzit në klub dhe tifozët. Në fund megjithatë u largova me shpirt të qetë sepse e kuptoj edhe trajnerin e ri”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport