Sporti

Ruud Gullit thotë se Lewandowski nuk po vlerësohet për shkak të Messit e Ronaldos

02/03/2022 16:25
nga:Mergim Rreci

Ruud Gullit thotë se Robert Lewandowski nuk do të ketë kurrë rëndësinë e merituar në futbollin botëror për shkak të konkurrencës me Cristiano Ronaldo  dhe Lionel Messi.

Ai tha se i pëlqen shumë Lewandowski, por se i duket se nuk vlerësohet për shkak se duelon në nivelet e larta me dy sulmuesi si Ronaldo e Messi, transmeton GazetaBlic Sport.

“Më pëlqen shumë Lewandowski dhe ai mund të bëjë gjithçka. Mendova se do të fitoja Topin e Artë. Ishte një surprizë e madhe që ai nuk fitoi. Nuk ishte farsë, por ishte çështje votash. Është e dhimbshme që luan në të njëjtën lartësi si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Më duket sikur nuk vlerësohet aq sa dy të tjerët në botë. Është vërtet një turp”, ka deklaruar ish-reprezentuesi holandez, duke folur për Bild.

/GazetaBlic Sport/