Sporti

Ruslan Malinovskyi me mesazh të madh për popullin e tij ukrainas

02/24/2022 13:24
nga:Mergim Rreci

Ylli i Atalantës, Ruslan Malinovskyi, ka shpërndarë një lidhje për të ndihmuar ushtrinë ukrainase pas pushtimit të Rusisë.

Vladimir Putin njoftoi një “operacion special ushtarak” dhe forcat ruse filluan një sulm ndaj Ukrainës këtë mëngjes.

Reprezentuesi ukrainas Malinovskyi, i cili ka luajtur për Atalantën për dy vitet e gjysmë të fundit, ka ndarë dy mesazhe në Twitter duke kërkuar ndihmë për vendin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Ukraina është nën sulm tani. Ju lutemi, përhapeni fjalën dhe lutuni për vendin tonë”, shkroi 28-vjeçari në Twitter.

Ai ndau gjithashtu një lidhje për të ndihmuar ushtrinë ukrainase me donacione.

/GazetaBlic Sport/