Lajme

Rusia u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Siria

12/06/2024 14:37
nga:Y I

Ambasada ruse në Siri ka nisur një apel për qytetarët duke u kërkuar atyre që të largohen nga vendi.

Në një deklaratë të shkurtër në Telegram, ambasada shkruan se duhet të largohen shkak i situatës që është krijuar aty mes çështjeve ushtarake dhe politike.

Moska është një mbështetëse kryesore e qeverisë siriane dhe ka ndihmuar në mbështetjen e regjimit të Presidentit Assad.

Vetëm javën e kaluar, sulmet ruse shënjestruan qytetin veriperëndimor të Idlibit të kontrolluar nga rebelët në një përpjekje për të ngadalësuar forcat rebele që kërcënojnë regjimin e Basha al-Asad.

Dhe në fillim të kësaj jave, inteligjenca ukrainase sugjeroi se Vladimir Putin po planifikonte të “dërgonte mercenarë nga ‘kompanitë private ushtarake’ në vendin e Lindjes së Mesme për t’i ndihmuar ata”, shkruan BBC.