Ushtria ruse ka thënë se ka shkatërruar një depo municionesh në Ukrainë që ruanin raketa për sistemet raketore të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë (HIMARS) të furnizuara nga ShBA-ja të përdorura nga forcat ukrainase.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov, e bëri këtë pretendim gjatë një konference të dielën, duke thënë se depoja ishte në Maiorske, në rajonin e Odesa, dhe se ishte goditur me raketa Kalibr me precizion të lartë, me rreze të gjatë veprimi, shkruan Al Jazeera.
Kievi ka thënë se një hambar u godit në sulm.
Konashenkov tha gjithashtu se më shumë se 100 ushtarakë ukrainas u vranë dhe shtatë njësi automjetesh të blinduara u shkatërruan si rezultat i sulmeve në rajonet Mykolaiv dhe Kherson.


