Pamjet satelitore të bëra më 13 dhe 24 maj tregojnë se numri i pajisjeve ushtarake në repartin ushtarak të Rusisë në bezin kufitar me Finlandën është ulur ndjeshëm.
Pamjet regjistruan në veçanti tërheqjen e tankeve dhe traktorëve MT-LB – në total deri në njëqind njësi, si dhe, me sa duket, instalimet e artilerisë vetëlëvizëse “Gvozdyk”.
Sipas përllogaritjeve të ekspertit ushtarak Marko Eklund, nga reparti ushtarak në Alakurt së bashku me pajisjet me gjasë janë larguar deri në 800 ushtarakë rusë.
Ai supozon se Rusia vendosi t’i transferojë ata në Ukrainë për të marrë pjesë në luftë.
Eklund e konsideron të pamundur versionin që ushtria u tërhoq nga Alakurtti për të kryer stërvitje ushtarake.
Kujtojmë se Finlanda së bashku me Suedinë kanë dorëzuar kërkesën për anëtarësim në NATO në maj.
Më 5 korrik, ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan protokollet për anëtarësimin e shteteve në Aleancë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pret që procesi i ratifikimit të zgjasë “me muaj”.


