Administrata e qytetit të Kievit tha të mërkurën se dy persona u gjetën të vdekur në rrënojat e një ndërtese pas një sulmi rus në mëngjes në kryeqytetin ukrainas.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se të paktën shtatë persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë dy gra shtatzëna.
Mbetjet nga një dron i rrëzuar shkaktuan një zjarr në çatinë e një prej ndërtesave të Bankës Kombëtare të Ukrainës në lagjen Pecherskyi të qytetit, raportoi banka në Telegram. Dritaret në katet e sipërme janë dëmtuar, thuhet në deklaratë.
Banka konfirmoi se të gjitha sistemet dhe shërbimet operative vazhdojnë të funksionojnë plotësisht pa asnjë ndërprerje, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.
“Edhe në natën e Vitit të Ri, Rusia kujdesej vetëm për të shkaktuar dhimbje në Ukrainë. 111 drone sulmuese u hodhën kundër qyteteve tona”, shkroi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në Telegram.
“Falë sistemeve tona të mbrojtjes ajrore, grupeve të lëvizshme të zjarrit dhe sistemeve të luftës elektronike, shumica e tyre nuk arritën objektivat e tyre. Megjithatë, fatkeqësisht, një person është raportuar i vrarë. Ngushëllimet e mia për familjen dhe të dashurit e tyre”, shkroi Zelensky.