Lajme

Rusia simulon sulme me raketa bërthamore

05/05/2022 13:04
nga:Astrit Gashi

Ministria e Mbrojtjes në Rusi njoftoi se forcat ushtarake zhvilluan një stërvitje ushtarake, ku u simulua përdorimi i raketave që mund të bartin mbushtje bërthamore.

Stërvitja u mbajt në qytetin e Kaliningradit, i vendosur në mes të Polonisë dhe Lituanisë, duke rritur dhe më tej tensionet në rajon.

Më herët, Moska zyrtare deklaroi se sanksionet kundër Rusisë nuk do ta ndihmojnë Washingtonin të arrijë objektivat e tij, pasi forcimi i rublës po dëshmon stabilitetin financiar dhe ekonomik në vend.