Lajme

Rusia shkel një tjetër hapësirë ajrore, Lituania thërret diplomatët rusë

10/23/2025 22:14
nga:Sh R

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda ka njoftuar se avionët ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Lituanisë mbrëmjen e kësaj të enjteje, 23 tetor, duke e cilësuar incidentin si “një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial të vendit”.

“Ky është një tjetër shembull që tregon rëndësinë e forcimit të mbrojtjes ajrore evropiane”, shkroi Nausėda në X.

Kreu i shtetit shtoi se Ministria e Punëve të Jashtme do të thërrasë përfaqësuesit e Ambasadës së Rusisë në Vilnius për të protestuar kundër “sjelljeve të pamatura dhe të rrezikshme” të Moskës.

Sipas autoriteteve lituaneze, rreth orës 18:00 me orën lokale (17:00 në Itali), dy avionë ushtarakë rusë, një SU-30 dhe një IL-78 kanë hyrë për pak minuta në hapësirën ajrore të Lituanisë, pranë kufirit me rajonin rus të Kaliningradit.

Gjatë qëndrimit të tyre në hapësirën ajrore lituaneze, avionët rusë u shoqëruan nga dy Eurofighter Typhoon të Forcave Ajrore të Spanjës, të cilat janë pjesë e misionit të NATO-s për patrullimin ajror në vendet baltike./tvklan.al