Lajme

Rusia ‘shkatërron’ 22 dronë ukrainas mbi Detin e Zi

05/07/2023 15:15
nga:G B

Mbrojtja ajrore e Rusisë shkatërroi 22 dronë ukrainas mbi Detin e Zi gjatë natës, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit në një konferencë ditore.

Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimin e Rusisë. Një zyrtar i instaluar nga Rusia tha më herët se Ukraina kishte lëshuar dronë në Krime gjatë natës, pa dhënë detaj.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kishin fituar më shumë terren në Bakhmut.