Lajme

Rusia pretendon se i janë vrarë 1,351 ushtarë

03/25/2022 18:06
nga:Genita C

Për herë të dytë, Rusia ka publikuar shifra rreth vrasjes së ushtarëve të saj në Ukrainë. Ministria ruse e Mbrojtjes, ka përditësuar numrin e pretenduar të viktimave, transmeton Reporteri.net.

Rusia pretendon se i janë vrarë 1,351 ushtarë ndërsa i janë plagosur 3,825 të tjerë, raporton BBC.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukraina dhe NATO thonë se Rusia ka humbur më shumë trupa.

Dy zyrtarë të lartë të NATO-s kanë thënë të mërkurën se numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë mund të sillet mes 7 mijë deri në 15 mijë.