Lajme

Rusia: Përpjekja e kotë e Biden për të fajësuar Moskën për inflacionin

06/11/2022 15:43
nga:Astrit Gashi

Departamenti Amerikan i Punës njoftoi më herët se indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 8.6 për qind krahasuar me një vit më parë.

Përpjekja e presidentit amerikan Joseph Biden për të fajësuar Moskën për normën e lartë të inflacionit në Shtetet e Bashkuara është jo bindëse dhe e kotë, ka shkruar në Twitter zëvendësi i parë i përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Poljanski.

“Duket se presidenti Putin sundon gjithashtu Shtetet e Bashkuara, sepse ai mund të vendosë taksa për ushqimin dhe gazin. Një përpjekje jo bindëse dhe e kotë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të hedhur fajin dhe për të shmangur përgjegjësitë e tij”, tha Poljanski, raportoi TASS