Lajme

Rusia përdor kamuflazh të Luftës së Parë Botërore kundër dronëve modernë ukrainas

06/12/2026 09:54
nga:Sh R

Rusia përdor kamuflazh “zebër” të epokës së Luftës së Parë Botërore për të mbrojtur automjetet e saj nga dronët kamikazë të drejtuar nga inteligjenca artificiale.

Ushtria ruse po përdor teknika të vjetra kamuflimi të quajtura “Dazzle”, të zhvilluara fillimisht gjatë Luftës së Parë Botërore, me qëllim që t’i bëjë automjetet e saj më të vështira për t’u goditur nga dronët sulmues të Ukrainës të pajisur me AI.

Fotot e kamionëve ushtarakë Kamaz dhe Ural të pikturuar me modele të çrregullta bardh e zi janë përhapur në internet, duke ngritur pyetje mbi efektivitetin e këtij kamuflimi.

Qëllimi i tij nuk është t’i bëjë automjetet të padukshme për syrin e njeriut, por të ngatërrojë sistemet automatike të shënjestrimit.