Lajme

Rusia: Nëse SHBA teston armë bërthamore, do të bëjmë të njëjtën gjë

10/30/2025 17:14
nga:N K

“Rusia është e gatshme të kryejë teste të armëve bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara fillojnë teste të tilla”, kështu ka paralajmëruar një zëdhënës i Kremlinit, Dmitry Peskov, pas urdhrit të presidentit të SHBA, Donald Trump qw ushtria amerikane të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore.

“Dua të kujtoj deklaratat e Presidentit Putin, të cilat i kemi përsëritur shumë herë: Nëse dikush tërhiqet nga moratoriumi, Rusia do të veprojë në përputhje me rrethanat. Presidenti Trump përmendi në deklaratën e tij se vende të tjera po testojnë armë bërthamore. Deri më tani, ne nuk e dinim që disa po testonin”, tha Dmitry Peskov.

Sipas tij, Rusia nuk ishte informuar më parë nga SHBA-të për ndryshimin e qëndrimit të Uashingtonit në lidhje me testet e armëve bërthamore.