Lajme

Rusia konfirmon se Ukraina kreu sulme me dronë në aeroporte

06/01/2025 18:59
nga:G B

Ministria ruse e Mbrojtjes e ka pranuar se pati sulme nga Ukraina në aeroportet e pesë rajoneve më herët sot.

Në Telegram, ministria shkruan se Ukraina kreu atë që e quajti një “sulm terrorist” në rajonet e Murmansk, Irkutsk, Ivanovo, Ryazan dhe Amur.

Ministria thotë se të gjitha sulmet u “zmbrapsën”.

Ajo thotë: “Si rezultat i lëshimit të dronëve FPV nga territori i vendosur në afërsi të aeroporteve, disa pjesë të pajisjeve të aviacionit u përfshinë nga flakët.”

Ministria shtoi se zjarret janë shuar.