Lajme

Rusia ka nevojë për ‘burime të mëdha’ për të financuar luftën, thotë ministri i Financave

05/27/2022 22:20
nga:Arsim Buxhovi

“Burime të mëdha” nevojiten për të vazhduar luftimin e asaj që Rusia e quan “operacioni i saj special ushtarak”, tha ministri rus i Financave, Anton Siluanov.

Sanksionet e vendosura nga Perëndimi kanë ndihmuar në rritjen e inflacionit në Rusi në pothuajse 18 për qind, ndërkohë që ekonomia në tërësi është në prag të recesionit.

“Duhen para, burime të mëdha për operacionin special”, tha Siluanov në një leksion në një universitet në Moskë.

Vladimir Putin ka urdhëruar rritje 10 për qind të pensioneve dhe pagës minimale për të mbrojtur rusët nga inflacioni, ndërsa mohon se problemet ekonomike të vendit janë të lidhura me pushtimin e Ukrainës.

Masat do të kushtojnë rreth 600 miliardë rubla këtë vit dhe rreth një trilion në vitin 2023, tha Siluanov në fillim të kësaj jave.