Gazprom i Rusisë ka ndalur sot eksportet e gazit në Finlandën fqinje si pasojë e përshkallëzimit të mosmarrëveshjes rreth pagesave.
Importet përmes pikës hyrëse të Imatra janë ndalur, tha rrjeti i gazit, Finland, raporton BBC.
Gazprom ka kërkuar që vendet evropiane të paguajnë për furnizimet në rubla për shkak të sanksioneve të vendosura për pushtimin e Ukrainë, por Finlanda refuzoi ta bëjë këtë.
Ndërkaq, Helsinki zyrtar ka deklaruar se janë përgatitur për këtë situatë, duke sqaruar se do të furnizohen me gaz përmes rrjetit të Estonisë.
Vendimi i Rusisë vjen gjithashtu në një kohë kur Finlanda ka aplikuar për anëtarësim në NATO.


