Një urim i veçantë ka mbërritur në adresën ku po zhvillohet Samiti i NATO-s në Madrid.
Agjencia shtetërore ruse e hapësirës Roscosmos, e drejtuar nga Dmitry Rogozin, u ka dërguar një urim të veçantë anëtarëve të NATO-s me rastin e samitit të Aleancës në Madrid, i cili mbahet nga 28 deri më 30 qershor.
Roscosmos publikoi imazhe satelitore të Madridit, Washingtonit, Pentagonit dhe Shtëpisë së Bardhë,
Londrës, Parisit, Berlinit, Brukselit, me koordinatat e vendndodhjeve të sakta dhe me porosinë:
“Samiti i NATO-s fillon sot në Madrid, ku vendet perëndimore do ta shpallin Rusinë armikun e tyre më të madh. Përderisa përfaqësuesit e 30 vendeve të Aleancës, si dhe partnerët dhe kandidatët do të punojnë për konceptin strategjik deri në vitin 2030, Roscosmos publikon foto satelitore të vendit ku do të zhvillohet Samiti dhe qendrave vendimarrëse, të cilat mbështesin nacionalistët ukrainas”.





