Lajme

Rusia gjuan raketa mbi spitalet ukrainase, tre të vrarë

03/03/2022 16:47
nga:Donika Fetahu

Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në granatimet ruse të qytetit Vasilivka në Ukrainë.

Kështu të paktën raporton agjencia ukrainase e lajmeve,  “Ukrinform”.

“Më 1-2 mars, pushtuesit qëlluan mbi departamentet e kirurgjisë dhe sanitare të spitalit multidisiplinar të kujdesit intensiv Vasylivka. Katër persona u plagosën rëndë, tre vdiqën nga plagët e tyre,” thuhet në raport.

Administrata rajonale thotë se dëmet janë të konsiderueshme.

Më herët të enjten, ndihma humanitare u dërgua në Vasilivka.

Luftimet vazhdojnë në atë zonë.