Sporti

Rusia fiton ndaj Finlandës, garë e ashpër në grupin B

06/16/2021 16:58
nga:Lorik J

Kombëtarja e Rusisë ka fituar ndeshjen ndaj Finlandës.

Rusia ka mposhtur Finlandën me rezultatin minimal 0:1 në ndeshjen e grupit B të kampionatit evropian, Euro2020, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar, Aleksey Miranchuk.

Miranchuk ka shënuar golin e vetëm në këtë sfidë pas 47 minutave lojë.

Rusia tani ka tre pikë në grupin B, po aq sa Belgjika dhe Finlanda.

/GazetaBlic Sport