Lajme

Rusia deri me tani në Ukrainë ka humbur pajisje luftarake në vlerë prej 5 miliardë euro

03/14/2022 20:00
nga:Astrit Gashi

Që nga fillimi i operacioneve luftarake në Ukrainë, Rusia deri me tani ka humbur pajisje luftarake në vlerë prej 5 miliardë dollarë.
Humbjet e Rusisë janë vlerësuar në bazë të burimeve të disponueshme, duke përfshirë raporte nga autoritetet ruse dhe ukrainase, ka shkruar Forbes, raporton Defence Post.

Sipas të dhënave të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, më shumë se 2500 lloje të pajisjeve ushtarake të ushtrisë ruse u shkatërruan gjatë sulmit në Kiev dhe qytetet tjera. Midis tyre janë 58 avionë, 83 helikopterë, 363 tanke dhe 1205 automjete të blinduara.

Forbes thotë se buxheti është bërë në bazë të çmimit të pajisjeve individuale të teknikës të përdorur nga Rusia në Ukrainë, kështu që Su-25 vlen 11 milionë dollarë, Su-30 33 milionë dhe Su-34 vlerësohet në 36 milionë dollarë.

Gjithashtu thuhet se dy avionë Il-76 u shkatërruan pranë Vasiljkiv dhe Kropivnicki, të vlerësuara në 86 milionë dollarë secili.

Forbes thekson se çmimi i raketave të shkrepura që nga fillimi i konfliktit nuk është llogaritur ende, por se arsenali rus i raketave ballistike të tipit Iskander dhe Caliber dyshohet se kap një vlerë totale rreth tre miliardë dollarë.