Lajme

Rusia bombardon xhaminë në Ukrainë kunë të cilën ishin strehuar 80 persona

03/12/2022 11:12
nga:Astrit Gashi

Forcat ruse kanë bombarduar një xhami në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, ku ishin strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë edhe shtetas turqr, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka refuzuar të lejojë njerëzit të dalin nga Mariupoli i rrethuar dhe ky refuzim ka lënë me mijëra njerëz të bllokuar.
Rusia fajëson Ukrainën për dështimin e evakuimit.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka shkruar në Twitter se xhamia e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm në Mariupol është “granatuar nga pushtuesit rusë”.

“Më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë janë fshehur në xhami nga bombardimet, duke përfshirë shtetas të Turqisë”.

Megjithatë, ende nuk ka detaje nëse ka persona të vrarë apo të plagosur.

Moska ka mohuar se ka shënjestruar zonat civile.