Për orë të tëra, shpërthimet kanë jehuar në Kiev pasi Rusia lëshoi raketa balistike në kryeqytetin e Ukrainës.
Një grua dhe një fëmijë u plagosën në sulmet në afërsi të qytetit, shkruan Kyiv Independent .
Shpërthimet e para në kryeqytetin e Ukrainës u dëgjuan rreth orës 4:00 të mëngjesit sipas orës lokale, dhe një valë e re pasoi rreth orës 4:30 të mëngjesit. “Armiku po sulmon kryeqytetin me armë balistike. Qëndroni në strehimore derisa të mbarojë rreziku”, tha Timur Tkachenko, kreu i Administratës Ushtarake të Qytetit të Kievit.


