Sporti

Rusia bllokon sportisten amerikane në Moskë

03/05/2022 22:19
nga:E K

Në një kohë kur marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë të brishta, është shfaqur një episod i ri tensioni.

Sipas New York Times, Brittney Griner është bllokuar në aeroportin e Moskës, përcjell GazetaBlic Sport.

Lojtarja e cila luante në WNBA u ndalua në aeroport pasi u pretendua që iu gjenden substanca të ndaluara me vete.

Për shkak të kësaj situate, autoritetet amerikane janë tashmë në bisedime për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe kanë këshilluar sportistët e tjerë që ndodhen në tokën ruse të largohen menjëherë nga vendi.

/GazetaBlic Sport.