Lajme

Rusia akuzon Ukrainën për vrasjen së aleatit të Putinit

08/22/2022 14:40
nga:G B

Rusia ka akuzuar oficerët e inteligjencës ukrainase për organizimin e vrasjes së Darya Dugina, vajzës së një prej mbështetësve kryesorë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Shërbimi i sigurisë së brendshme të Rusisë, tha se një shtetas ukrainas i cili mbërriti qëndron pas sulmit të së shtunës mbrëma, shkruan BBC.

Oficerët thanë se i dyshuari u largua nga Rusia në Estoni pasi Dugina u vra në makinë në një rrugë jashtë Moskës.

Ndërsa, Ukraina ka mohuar përfshirjen në sulm dhe Ilya Ponomarev, një ish-deputet rus ka thënë se grupet e brendshme që kundërshtojnë sundimin e Putinit qëndrojnë pas atentatit.