Rusia dënon me vendosmëri “hapat provokues të Prishtinës që e kanë sjellë situatën në Kosovë në prag të një “faze të nxehtë””.
Kështu tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Ajo theksoi se” SHBA-të dhe Bashkimi Evropian janë përgjegjës për provokimet antiserbe”.
“Ne dënojmë me vendosmëri hapat provokues të Prishtinës që e kanë sjellë situatën në prag të një faze të nxehtë, duke rrezikuar sigurinë e të gjithë rajonit të Ballkanit. Përgjegjësia për këtë është tërësisht e SHBA-së dhe BE-së,” tha Zakharova.
Sipas saj, ata nuk kanë bërë asgjë për të “sjellë në vete kreun e shqiptarëve të Kosovës dhe për t’i detyruar ata të përmbushin obligimet e tyre sipas marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015”.


