Detaje të tjera kanë dalë mbi civilët që janë evakuuar nga një fabrikë çeliku në qytetin port të rrethuar të Mariupolit.
Më herët u raportua se një grup civilësh ishin larguar nga fabrika, megjithëse 1 mijë njerëz ende mendohet se jetojnë nën të.
Agjencitë ruse të lajmeve cituan ministrinë e mbrojtjes duke thënë se dy grupe civilësh u larguan nga zona e banimit rreth fabrikës së çelikut të shtunën, përcjell Gazeta Blic.
Ministria tha se gjithsej 46 civilë janë larguar nga zona dhe iu dhanë ushqim dhe strehim, raportuan RIA dhe TASS.
Ukraina nuk ka treguar numrin e ushtarëve që janë në fabrikë, ndërsa sipas Rusisë aty gjenden rreth 2 mijë./Gazeta Blic/