Lajme

Rusët në Ukrainë rrëzuan një dron amerikan të spiunimit

04/29/2023 18:15
nga:Astrit Gashi

Ushtria ruse rrëzoi një dron amerikan që ushtria ukrainase e përdor për të vëzhguar situatën në rajonin e Zaporozhye dhe më pas për të kryer sulme sabotazhi.

Një burim i paidentifikuar nga forcat e armatosura ruse shtoi se bëhet fjalë për një avion “Quantix Recon” i prodhuar nga kompania amerikane “AeroVironment”.

Burimi i paidentifikuar deklaroi gjithashtu se analiza e dronit të rrëzuar vërtetoi se ai është në gjendje të kryejë veprimtari zbulimi pa aktivitetin e drejtpërdrejtë të operatorit që kontrollon avionin.

Më parë, udhëheqësi i Krimesë, Sergei Aksyonov, tha se dy drone u shkatërruan mbi gadishull në orët e mëngjesit.

“Në të njëjtën kohë me sulmin në Sevastopol, Forcat e Mbrojtjes Ajrore rrëzuan një avion pa pilot mbi Krime dhe tjetri u shkatërrua me anë të luftës elektronike. Nuk pati viktima apo dëme”, shkroi Aksyonov në Telegram.