Lajme

Rusët kanë vrarë 234 fëmijë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

05/24/2022 10:52
nga:Q R

234 fëmijë janë vrarë dhe 433 janë plagosur që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë me Rusinë, sipas la repubblica.

Kjo është bërë e ditur nga Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, duke specifikuar se numri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonet Donetsk, Kiev, Kharkiv dhe Chernihiv.

Forcat ruse kanë bombarduar 1,848 institucione arsimore, 173 prej të cilave janë shkatërruar plotësisht. Gjithashtu ushtria ruse u ka marrë jetën të paktën 4,600 civilëve në Ukrainë që nga 24 shkurti. /ABCnews.al