Gjeneral në pension Ben Hodges thotë se pushtimi mund të përfundojë vitin e ardhshëm nëse Perëndimi vazhdon mbështetjen e tij ushtarake për Kievin.
“Rusët janë të rraskapitur, nuk mund të bëjnë shumë tani,” tha ai.
Hodges argumenton se forcat ukrainase kanë avantazhin moral ndaj rusëve. “Rusët nuk kanë një avantazh të rëndësishëm në fuqinë e zjarrit.
Armatosja e forcave ukrainase me armë që i lejojnë ata të sulmojnë artilerinë ruse, depot e municioneve dhe postet komanduese, prish të vetmen gjë që kanë rusët që funksionon në favor të tyre.”
“Nëse Perëndimi vazhdon të mbështesë Ukrainën gjatë këtij viti, atëherë mendoj se lufta do të përfundojë deri në vitin 2023”, përfundoi ai.


