Një autor i panjohur ka regjistruar një video nga rajoni i Leningradit, duke pretenduar se në këtë video shihen automjete ushtarake të ushtrisë ruse duke lëvizur në drejtim të autostradës për në Helsinki.
Sipas videos së publikuar në Twitter, ushtria ruse po transporton sistemin raketor të lëvizshëm të mbrojtjes K-300P Bastion-P.
Informacionet se kamionët po lëvizin drejt kufirit finlandez janë ende të pakonfirmuara.
Tensionet mes Rusisë dhe Finlandës, por edhe Suedisë, u ngritën në nivelin më të lartë pasi dy vendet, deri tani ushtarakisht neutrale, njoftuan se do të nisin procesin e anëtarësimit në NATO.
There are Unconfirmed reports today that Russian Forces in the Leningrad Region near the City of Vyborg are beginning to move Heavy Military Equipment including K-300P Bastion Coastal Defense Missile Systems towards the Gulf of Finland and the Finnish Border. pic.twitter.com/UUtq5GQ5ej
— OSINTdefender (@sentdefender) April 11, 2022


