80-vjeçarja ukrainase, Maria Dabizhe tregoi se si ushtarët rusë ishin paraqitur në shtëpinë e saj disa ditë pas fillimit të sulmeve në Ukrainë.
“I pyeta se çfarë po bënin atje, ata më thanë se thjesht po përpiqemi të bëjmë punën tonë”, u shpreh Dabizhe.
Ajo tha se vetëm kur rusët filluan të tërhiqen, situata u bë më e qartë, raporton Sky News.
Dabizhe u shpreh se komshinjtë e saj katër dyer më poshtë ishin lidhur me duar dhe këmbë dhe ishin vrarë.
Më pas, luftëtarët e mbrojtjes territoriale gjetën një bodrum poshtë një rruge të mbushur me trupa të vdekur.
Saktësisht, aty u gjetën 18 burra, gra dhe fëmijë deri në 14 vjeç.


