Sporti

Rummenigge optimist: Bayreni do të bëjë rrugë të gjatë në ‘Champions’

09/17/2025 11:22
nga:Mergim Rreci

Në një intervistë për mediet gjermane, legjenda e Bayern Munich-ut Karl-Heinz Rummenigge është shprehur optimist se skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany mund të ketë një sezon të suksesshëm në Ligën e Kampionëve.

“Mendoj se ne mund të mposhtim kampionët aktualë të Kupës së Botës për Klube. Bayern ka një ekip të fortë, edhe pse për momentin na mungojnë disa lojtarë për shkak lëndimeve”, deklaroi Rummenigge përballë ndeshjes hapëse kundër Chelsea-t.

Megjithatë, ish-kreu i klubit bavarez ka pranuar se nuk ishte dakord me Uli Hoeneb, i cili pak ditë më parë e krahasoi ekipin e Kompany-t me Hoffenheim-in në Ligën e Kampionëve.

“Nuk jam dakord me këtë krahasim. Ndoshta një herë në jetën tonë nuk pajtohemi me Ulin. Ne nuk jemi një ekip surprizë, por gjithashtu nuk duhet të jemi euforikë apo arrogantë dhe të mendojmë se jemi më të mirë”, u shpreh 69-vjeçari.