Erling Haaland është emri më i përfolur në futbollin evropian ndërsa po afrohet rihapja e merkatos.
Forma e keqe e Dortmundit ka nxitur thashethemet se sulmuesi norvegjez do largohet nga Signal Iduna Park, kurse gjigantët evropian janë gati të vihen në lëvizje, përcjell GazetaBlic Sport.
Përveç Real Madridit, Haaland është lidhur me Bayernin si pasardhës i mundshëm i Lewandowskit.
Megjithatë, Rummenigge nuk është i bindur nëse sulmuesi norvegjez do pështatej në Bayern.
“Lewandowski është i përshtatshëm për këtë ekip në aspektin taktik. Tani, do të jem plotësisht i sinqertë, Haaland është një super, një lojtar i madh, ata bëjnë shumë gjëra mirë, por nuk jam 100% i bindur, nuk e di nëse do i përshtatej Bayernit në të njëjtën mënyrë si Lewandowski. Është e vërtetë që klubi duhet të fillojë të marrë parasysh moshën e Robertit, por ai ende paraqitet në një nivel shumë të lartë”, tha ai për “BILD TV”.
/GazetaBlic Sport/


