Sporti

Rumania – Kosova, kjo është vlera e dy kombëtareve në treg

09/12/2023 17:56
nga:Mergim Rreci

Rumani-Kosovë, do të jetë 90-minutëshi më i rëndësishëm i këtyre kualifikimeve për Euro 2024 për “Dardanët”, pasi asnjë rezultat tjetër përveç fitores, nuk do t’i kryente punë djelmoshave tanë.

Barazimi me Zvicrën në sekondat e fundit me golin që e shënoi Vedat Muriqi në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të jetë si një katapultë për Kosovën që të ndryshojë historinë e grupit tonë, edhe pse ende në këto kualifikime “Dardanët” nuk e kanë shijuar fitoren e parë.

Tre pikëshi eventual ndaj Rumanisë, do të ishte vital për të shpresuar në mrekullinë dhe pozitën e dytë në grup, edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë, sepse e njëjta do të vlente edhe për kundërshtarët tanë të cilët do të bënin një hap gjigant drejt kualifikimit në Evropian.

Sa i përket vlerës në treg, Kosova ka një vlerë tregu prej 98.40 milionë eurosh, kurse Rumania ka vlerë prej 76.55 milionë eurosh, që dëshmon forcën e ‘Dardanëve’.

/GazetaBlic Sport/