Lajme

Rukiqi: VV’ja po manipulon me statistikat e investimeve të huaja, po i përdor për krahasim muajt që i konvenojnë

09/05/2023 09:58
nga:N K

Ish-Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, tash zyrtar Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po manipulon me shifrat e Investimeve të Huaja Direkte.

Rukiqi përmes një postimi në facebook ka thënë se LVV-ja po i krahason periudhat të cilat po i konvenojnë më shumë.

“Nje qeverie, me performancen me te dobet ne realizimin e investimeve kapitale, qe nuk ka arritur te nis asnje projekt te rendesishem per ekonomine e vendit, e per me shume e ka perkeqesuar rejtingun e Kosoves per investime te jashtme, duke prodhuar kriza te vazhdueshme, e vetmja rruge per te treguar ndonje “sukses”, eshte tentaviva per manipulim, me statistika te paqendrueshme dhe grafikone te hiperbolizuara”, ka shkruar Rukiqi.

Tutje ka thënë se kontributi më i madh i kësaj qeverie janë videot që po i publikojnë që sipas tij janë propaganduese.