Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se sulmet imagjinare dhe të orkestruara të pushtetit, kundër LDK-së dhe Hykmete Bajramit, janë një përpelitje e kotë.
Rukiqi ka thënë se kjo bëhet për të mbuluar hajninë e dekadës, me bukë, vaj, grurë, rrymë, ujë, pasul, gullash, asfalt, licenca softverike etj.
“Sulmet imagjinare dhe të orkestruara të pushtetit, kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në veçanti ndaj profesoreshës Hykmete N. Bajrami, janë përpelitje e kotë, për të mbuluar hajninë e dekadës, me bukë, vaj, grurë, rrymë, ujë, pasul, gullash, asfalt, licenca softverike e me çkado tjetër që kanë prek” shkruan Rukiqi raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Sulmet imagjinare dhe të orkestruara të pushtetit, kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në veçanti ndaj profesoreshës Hykmete N. Bajrami, janë përpelitje e kotë, për të mbuluar hajninë e dekadës, me bukë, vaj, grurë, rrymë, ujë, pasul, gullash, asfalt, licenca softverike e me çkado tjetër që kanë prek.