Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj Kurtit, pas letrës së tij dërguar Lumir Abdixhikut, për takim për formim të qeverisë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka kujtuar se Kurti i ka quajtur hajvana, hajna, tradhtarë e bashkëpunëtorë të qeverisë, më pas ka krijuar mjegull si pasojë e rezultatit fatal politik paszgjedhor dhe tani i kërkon që të takohen dhe të bëjnë pazare.
“Ky është Albin Kurti: Epitomë e jokonsistencës, mashtrimit, gënjeshtres dhe përçarjes ndër-shqiptare”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Përçarësi në tri akte
Akti 1: Ju jeni hajvana, hajna, tradhëtar, bashkëpunëtor të Serbisë
Akti 2: Krijo mjegull si pasojë e rezultatit fatal politik paszgjedhor: dështimit për të gjetur një partner të vetëm për qeverisje dhe shpërfaqjes së varësisë nga deputetë, që nuk kontrollohen në Kosovë
Akti 3: Hajde takohemi dhe bëjmë pazare. Po i harrojmë të gjitha. Me rëndësi pushteti.
Ky është Albin Kurti: Epitomë e jokonsistencës, mashtrimit, gënjeshtres dhe përçarjes ndër-shqiptare.


