Lajme

Rukiqi: Nuk ka shumë zgjedhje për çështjen e furnizimit me energji elektrike, e besa as të lehta!

12/15/2021 17:02
nga:M K

Kreu i Odës Ekonomike Kosovare, Berat Rukiqi ka folur rreth krizës së fundit me energji elektrike.

Kriza me rrymën: Kurti e Rizvanolli thërrasin konferencë për medie

Në një prononcim për GazetaBlic, Rukiqi ka thënë se nuk ka zgjidhje të lehta për çështjen e furnizimit dhe koston e energjisë elektrike.

“Nuk ka zgjedhje të lehta e as shumë zgjedhje për çështjen e furnizimit me energji elektrike dhe koston e energjisë elektrike. Në plan afatgjatë, Kosova duhet ta ketë të zgjidhur çështjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike. “100% greeen (e gjelbër) është e pamundur, për arsye teknike dhe të kostos. Çdo vend në botë e ka në funksion dhe do ta ketë për një kohë të caktuar, së paku një burim konvencional të energjisë (gaz, nukleare apo thëngjill)”, tha fillimisht ai.

Ndërkaq, rreth asaj se a mund të ketë ndonjë zgjidhje afatshkurte, Rukiqi shtoi se duhet të përdoren instrumente fiskale dhe financiare.

“Në plan afatshkurtër, duhet të përdoren instrumente fiskale dhe financiare, që të amortizohet rritja e pashmangshme e çmimit të energjisë elektrike. Në fokus të përkrahjes nga këto instrumente duhet të jenë kategoritë sociale, bizneset mikro dhe të vogla si dhe ato prodhuese. Për bizneset prodhuese duhet të analizohet mundësia e zbatimit të tarifës industriale, që mundëson ruajtjen e aftësisë konkurruese të këtyre bizneseve në tregun vendor dhe në tregjet ndërkombëtare”, përfundoi Rukiqi.

Paralajmërimi i frikshëm i ish ministrit të Zhvillimit Ekonomik: Kosova do të goditet rëndë nga kriza energjetike, rritja e çmimit të rrymës është e pashmangshme

/GazetaBlic/