Lajme

Rukiqi: Kurti kryemashtrues, ka filluar të kopjoj idetë zhvillimore të programit politik të LDK-së!

11/17/2023 19:07
nga:Y I

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për kopjim sa i përket idesë së futjes së lëndës së kodimit nëpër shkolla.

Rukiqi ka thënë se Kurtit s’po i mjafton ‘mashtrimi i madh’ dhe tani sipas tij, ai ka fillur të kopjoj idetë e LDK-së.

Ai tutje ka thënë se Kurti po mashtron edhe me këtë premtim, meqë sipas tij  është e pamundur që të fillohet nga viti i ardhshëm për shkaqe teknike.

Postimi i plotë:

Nga mashtrimi ne kopjim.

Kryemashtruesit nuk po i mjafton mashtrimi i madh. Ne mungese te ideve dhe vizionit zhvillimor per vendin, ka filluar te kopjoj idete zhvillimore, te programit politik te Lidhjes Demokratike te Kosoves, “Rruga e Re”.

Por edhe ky premtim, eshte mashtrim i rradhes. Teknikisht eshte e pamundur te fillohet me lenden e kodimit, nga viti i ardhshem (duhet pergaditje, rekrutim dhe trajnime shtese te mesimdhenesve, etj).