Lajme

Rukiqi: Fajin për doracakun e publikuar në vitin 2023 tentuan t’ia veshin LDK’së

11/14/2024 14:40
nga:Sh R

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka reaguar pushtetit në lidhje me doracakun për edukimin seksual.

Sipas tij, ata “me gjasë harrojnë që qytetarët nuk hanë bari”.

“Për çdo gabim, manipulim, dështim, skandal të vetin, nga mëngët e nxjerrin fajtorin e rradhës: opozitën, mediat, analistët, këtë apo atë.

Fajin për doracakun e publikuar në vitin 2023, tentuan t’ja veshin Lidhjes Demokratike të Kosovës, përkatësisht koleges tonë, Hykmete Bajrami.” – ka shkruar ai.

Ai ka përmendur dështimet në PISA e në ndërtimin e çerdheve.

“Të jemi të qartë: Doracaku për edukatë seksuale, është i domosdoshëm dhe duhet të jetë pjesë e kurikulës, por jo me përmbajtje skandaloze, jo adekuate, abuzive dhe me elemente të agjendave ekstreme.

Dështuan me PISA, dështuan me kurikulë, dështuan me çerdhe, dështuan pothuajse në çdo shtyllë të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve dhe të rinjëve.” – është shprehur Rukiqi.