Ministri i Financave, Hekuran Murati, sot më herët njoftoi se kanë krijuar një formular për ata që s’duan t’i marrin shtesat për këtë fundvit. Ky njoftim tërhoqi disa reagime.
Berat Rukiqi nga LDK ka ironizuar se edhe kjo është një “copëz e “luftës hibride”” – një akuzë që kryeministri Albin Kuti e bën ndaj opozitës dhe mediave.
“Qe edhe një copëz e “luftës hibride” nga Ministri i Financave”, ka shkruar ai.
“Dhe mos e trajto buxhetin e shtetit si me qenë buxheti yt personal, se nuk je duke bërë asgjë të jashtëzakonshme. Ti thjesht ke mbledhur tatime e taksa për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, dhe meqë ke dështuar, tash po ua kthen qytetarëve një pjesë të parave të tyre. Kaq”, tha ajo.
Edhe Murati në njoftimin e tij për këtë formular përmendi “opozitën dhe analistët”.
“Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë 😊. Andaj mos hezitoni ta ndani edhe me ta këtë formular”