Lajme

Rukiqi i LDK-së: Vendimet e njëanshme të qeverisë po rrezikojnë përkrahjen e aleatëve

02/06/2024 21:36
nga:G C

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë për Zërin e Amerikës, se vendimet e njëanshme të Qeverisë Kurti, po e rrezikojnë përkrahjen e aleatëve.

Në këtë intervistë, Rukiqi thotë se mungesa e bashkërendimit me aleatët rrezikon që “vendi të mbetet pa përkrahje edhe në raste nëse Kosova do të përballej me rreziqe të ngjashme, si ajo e sulmit terrorist në Banjskë.”

“Ka një shqetësim në rritje për, në përgjithësi, vendime të njëanshme të Kosovës.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.