Sporti

Rudiger refuzon kontratën e re me Chelsean, Real Madrid dhe Milan në garë për shërbimet e tij

12/14/2021 15:53
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger thuhet se ka refuzuar një ofertë për vazhdimin e kontratës nga “Blutë” mes raporteve që e lidhin atë me Real Madridin dhe Milanin.

Rudiger, një ish-mbrojtës i Romës, sheh kontratën e tij në “Stamford Bridge” të përfundojë në fund të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.

Fabrizio Romano raporton se gjermani ka refuzuar ofertën e parë për vazhdimin e kontratës nga fituesit e Ligës së Kampionëve të vitit 2021, duke vënë në dyshim të ardhmen e tij.

Sipas të njëjtit raportim, Real Madridi është i interesuar të sigurojë shërbimet e lojtarit si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Romano nuk e përmend Milanin, por Rudiger është në radarët e kuqezinjve, sipas raporteve të tjera në Itali.

Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri për të zëvendësuar Simon Kjaer, i cili është përjashtuar për pjesën tjetër të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju.

“Ideja ishte që të mos bënim asnjë investim në janar, por lëndimi i Kjaer na ka shtyrë të vlerësojmë transferimin e një lojtari që mund të qëndrojë në sezonin e ardhshëm”, tha drejtori i Milanit, Paolo Maldini javën e kaluar.

/GazetaBlic Sport/