Shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Chelseas.
Antonio Rudiger ka kontratë me Chelsean të vlefshme deri në qershor të vitit 2022, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjermani po heziton të nënshkruajë kontratë të re pasi dëshiron pagë mujore rreth 400 mijë euro në javë, dëshirë të cilën Chelsea nuk duket e bindur për ta plotësuar.
‘Sky Sports News’ është thënë se deri në gjashtë nga klubet kryesore të Evropës janë gati t’i ofrojnë 28-vjeçarit një kontratë në janar përpara se ta nënshkruajnë me një transferim falas kur marrëveshja e tij me Chelsea të përfundojë verën e ardhshme.
Një nga ato klube raportohet të jetë Bayern Munich, dhe Rudiger tha në fillim të këtij muaji se ai ishte “nderuar” për interesin e tyre, para se të shtonte se “ndihet mirë” në Chelsea.
/GazetaBlic Sport/


