Antonio Rudiger dhe Rodrygo janë të dy në dyshim për ndeshjen kundër Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën, sipas Guillermo Rai të The Athletic.
Të dy lojtarët pësuan lëndime në gjysmëfinaleen e sotme kundër Atletico Madrid, që “Los Blancos” fituan me rezultatin 2-1.
“Rudiger luajti sa më shumë që mundi. Ai kishte shumë dhimbje në gju. Ai u desh të zëvendësohej,” tha Xabi Alonso.
Sipas Cope, Raul Asencio gjithashtu pësoi një dëmtim të vogël gjatë ndeshjes. Megjithatë, dëmtimi i tij nuk mendohet të jetë serioz.
Nga ana pozitive, Real Madrid ka rikuperuar Kylian Mbappe, i cili do të mbërrijë për të luajtur finalen.
/GazetaBlic Sport


