Sporti

Rudhani vazhdon me paraqitje të mira me Luzernin

11/03/2024 19:53
nga:E K

Donat Rrudhani ka vazhduar shkëlqimin në Superligën e Zvicrës me fanellën e Luzernit.

Ylli kosovar e ka nisur si gjithmonë ndeshjen nga minuta e parë për Luzernin në triumfin ndaj Grasshopperit me rezultat të pastër 2-0.

Zgjohuni me lëkurë të lëmuar: rrudhat do të zvogëlohen me 80%

Ishte minuta e 59-të e ndeshjes, kur reprezentuesi kosovar shënoi golin e dytë në këtë sfidë nga penalltia.

Për Rrudhanin goli ndaj Grasshoppers ishte i dyti këtë edicion në elitën e futbollit zviceran, derisa ka edhe një asistim.

25-vjeçari është huazuar te Luzern nga kampionët në fuqi të Yong Boys Bern, derisa është shëndrruar në një lider te skuadra e tij.

Përveç golit ai pati edhe një rast të madh të krijuar, 10 pasime të sakta dhe katër duele të fituara.