Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se ShBA-ja do të marr vendime bazuar në “veprimet dhe veprat e qeverisë venezueliane” gjatë ditëve në vijim.
Kjo vjen pas komenteve të zëvendëspresidentes venezueliane Delcy Rodriguez më herët sot, në të cilat ajo mohoi se kishte planifikuar të bashkëpunonte me ShBA-në pas kapjes së Maduros.
“Ne mendojmë se ata do të kenë disa mundësi unike dhe historike për të bërë një shërbim të shkëlqyer për vendin dhe shpresojmë që ata do ta pranojnë këtë mundësi”, i tha ai New York Times, duke iu referuar zyrtarëve të qeverisë venezueliane.


