Sporti

Ruben Neves në “shënjestër” të Liverpoolit

05/28/2023 15:03
nga:E K

Pas një sezoni dramatik, ku nuk arritën dot të siguronin as një “biletë” për në fazën e grupeve të UEFA Champions League, “të kuqtë” e Liverpool janë “të vendosur” për të bërë një rifreskim total të mesfushës në merkaton e verës.

Deri më tani nga raportimet e mediave të huaja, “të kuqtë” e Jurgen Klopp janë vënë pas hollandezit të Bayern Munich, Ryan Gravenberch, si dhe aludohet se kanë siguruar një marrëveshje me “pulëbardhat” e Brighton për kampionin e botës me Aregjintën, Alexis Mac Allistër.

Mirëpo, sipas mediave britanike, vetëm kaq duket se nuk mjafton, teksa tani “gjigandët” e Premier League janë vënë në ndjekje të “arkitektit” të mesfushës së Ëolverhampton, Ruben Neves, me portugezin që vlerësohet shumë nga tekniku gjerman, por dhe nga vetë klubi i Liverpool.

Problem pritet të jetë rivaliteti i “katalanasve” të Barcelona, të cilët prej kohësh interesohen për shërbimet e 26-vjeçarit portugez, mirëpo gjithçka do të vendoset nga klubi i “ujqërve”, me këta të fundit që nuk pranojnë asnjë qindarkë më pak se 75 milionë euro për mesfushorin.